Sara Gjordeni zbulon arsyen e hatërmbetjes me Meritonin

nga Revista Kosovarja

E ftuar pasditen e sotme në ‘Top Albania Radio’ ka qenë ish-konkurrentja e ‘BBV3’ e cila ka komentuar lidhur me lojën e konkurrentëve, situatat e fundit në shtëpi dhe u shpreh për shumë të tjera.

Sara dhe Bardhi teksa ishin ende banorë të shtëpisë u panë të kenë afrimitet me Meritonin, ku ky i fundit kishte miqësi me Bardhin jashtë shtëpisë.

Ndërkohë, teksa komentoi afrimitetin mes Meritonit dhe Françeskës, Sara tha:
Mendoj që Meritoni duhet të respektonte porosinë e vetme të Bardhit. Ata janë miq dhe jashtë. Bardhi i ka kërkuar të lutem ma nxirr Francësken ndërkohë ai është afruar me atë. Unë dhe Bardhi e kemi parë me skepticizëm jashtë. Na ka habitur ky qëndrimi i Meritonit…

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]