Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

nga Revista Kosovarja

Sara Hoxha festoi më 19 qershor ditëlindjen e saj të 34-të, një ditë që me sa duket ka qenë e mbushur me dhurata dhe surpriza të veçanta.

Mbi artikull

Së fundmi, ajo ka ndarë një imazh në InstaStory ku shihet ambienti i saj i shtëpisë i mbushur plot me buqeta të mëdha lulesh të ngjyrave të ndryshme, të rreshtuara poshtë televizorit.

Sipas burimeve për Prive , këto lule të shumta mbajnë firmën e partnerit të saj, Erik Fullani.

Përmbi fotos ku shihen lulet, Sara ka shkruar me humor: “Si të mbijetosh në 40 gradë? Po jua tregoj unë…”, duke treguar se e ka kaluar ditën e nxehtë brenda në shtëpi mes dhuratave.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo dhuratë vjen si një konfirmim i bukur i rikthimit të tyre, pasi dyshja sapo kaloi një krizë disa javore me njëri-tjetrin, e cila u përfol gjatë në media.

Vetëm pak ditë më parë u vu re lëvizja e parë drejt paqes në rrjetet sociale, ku Sara dhe Eriku i rikthyen njëri-tjetrit ndjekjen (follow) në Instagram, duke dëshmuar se çdo keqkuptim tashmë i përket të kaluarës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]