Moderatorja Sara Gjordeni është njëra prej banoreve më të komentuara të këtij sezoni në Big Brother VIP Albania.
Ajo tashmë brenda shtëpisë ka nisur një lidhje me reperin nga Kumanova, Bardhyl Idrizi, megjithatë, ajo ditë më pare kishte pohuar se kishte lënë një lidhje jo të përfunduar me boksierin Jurgen Uldedaj.
Por, së fundmi, Sara rrëfeu për Meritonin dhe Rozën pse vendosi që përfundimisht të hiqte dorë nga ish-marrëdhënia e saj, për t’i dhënë mundësi njohjes së re brenda shtëpisë.
“Erdhi një moment kur mendoja, se ai tjetri ka 100 gabime, kurse ky që po njoh tani qenka me të vërtet djalë i mirë. Përfundim s’ka pse të vazhdoj unë me atë, kur mund të rri me këtë djalin që më pëlqen mua shumë”, tha ajo.
Ndërkaq, gjatë kësaj bisede, përfundimisht u përfshi edhe tashmë partneri i saj, Bardhi, i cili theksoi se e mirëkuptonte Sarën në secilin aspekt.
“Edhe para se të lidheshim, kur ishim miq, Sara më tregoi se një banor mund të futej brenda, dhe ai banor mund të ishte ishi i saj”, deklaroi Bardhi.
Sara, gjatë kësaj bisede të përbashkët me të tre tregoi edhe për relacionin që kishte pasur me ishin e saj, Jurgen Uldedaj.
“E gjithë lidhja ime ka qenë e dedikuar tek ai. Unë që kishte investuar shumë tek vetja, momentin që unë nisa një lidhje me të, jam mbyllur në shtëpi. Kam lënë punën, kam lënë shkollën. Jam mbyllur në shtëpi 1 vit e tre muaj”, theksoi ajo derisa fliste për lidhjen e saj toksike.