Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sarah Berisha ndan detajin e bukur me ndjekësit dhe po, lidhet me DJ PM-in

nga Revista Kosovarja

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Sarah Berisha ka postuar një foto me DJ PM në “Instastory”.

Mbi artikull

Sarah duket se me këtë veprim ka treguar një detaj shumë të rëndësishëm nga jeta e tyre në çift.

Blogerja vendosi të ndajë me ndjekësit dy varëse (të ngjashme me njëra-tjetrën) që ajo dhe DJ PM kishin vendosur në qafë.

Nuk dihet nëse varësja lidhet me ndonjë detaj nga lidhja e tyre por ka marrë vëmendjen e të gjithëve dhe shumë ndjekës mendojnë që kjo është një shenjë se lidhja e tyre po ecën mirë.

Moneytizer Paragrafi 4

Sarah dhe DJ PM janë dy nga emrat më të përfolur të ‘showbiz’-it shqiptarë për momentin. Ata krijuan një marrëdhënie romantike brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” dhe që prej atyre kanë qenë kryefjala e çdo medie rozë.

Edhe pas daljes së tyre gjërat duket se kanë rrjedhur shumë mirë për çiftin. Ndonëse kohët e fundit u përfol se blogerja dhe Pajtimi mund të ishin ndarë, pasi ata postojnë shumë pak në rrjetet e tyre sociale, ky postim nga Sarah mund t’i shuaj disa zëra.

Rikujtojmë se në një intervistë për “Pardon my French”, Sarah tha se marrëdhënia e tyre është si çdo marrëdhënie tjetër dhe padyshim që edhe zënkat nuk mungojnë.

Marrëdhënia jonë kam përshtypjen është si çdo marrëdhënie tjetër. E kam thënë dhe më parë kemi luhatje, zihemi për gjëra të ndryshme. Përshembull kur PM nuk i pëlqen shumë diçka që vesh thotë po sikur të vishesh kështu. Unë i them jo kështu do vishem, ja marr gjënë për mbrapsht. Shkuam te koncerti Malumës, më tha vish një ‘hoodie’, jo i thashë dua të dal me bark jashtë, dua të bëj sipas kokës time. Po rrimë më shumë në Tiranë. Mbase më shumë e lodhshme është për atë se i kanë qelluar datat e koncerteve më shpesh në Shqipëri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]