Sarah Berisha është nga personazhet e njohur shqiptare më të dashura për publikun.
Blogerja e njohur simpatinë e ndjekësve të saj të shumtë e rriti gjatë pjesëmarrjes në Big Brother Vip Albania ku shfaqi një anë që followers-at e saj nuk e kishin parë.
Sot ajo merret me modelim, fiton si influencuese dhe blogere por dikur ka punuar diçka krejt tjetër.
Në një bisedë me ndjekësit e saj dikush e pyeti se cila ishte puna e saj e parë dhe Sarah u përgjigj pa komplekse.
‘’Kam punuar për herë të parë në një ‘’exchange’’ 3 muaj vere. Prisja klientët që paguanin ujin, dritat, internetin’’, ka shkruar Sarah.
Sot ajo dhe i dashuri i saj DJ PM janë ndër çiftet më të pëlqyera shqiptare.