Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Sasia e Covid-19 që ju infekton vendos nëse do të vuani apo do e kaloni me simptoma të buta

nga Kosovarja
10 muaj më parë
në Shendetesi
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Përveçse ul rrezikun nga infektimi me koronavirus, distancimi fizik mund t’i bëjë simptomat e Covid-19 më të lehta, nëse dikush sëmuret prej tij. Kjo bëhet duke zvogëluar ngarkesën virale të një pacienti, ose thënë ndryshe, numrin e grimcave të virusit me të cilin pacienti infektohet. Pasja e një ngarkese të lartë virale i jep një infeksioni një “nisje të vrullshme” dhe rrit rrezikun që sistemi imunitar i pacientit të mbingarkohet në betejën e tij kundër Covid-19. Çfarë do të thotë e gjitha kjo? Që dikush i infektuar në mënyrë direkte nga spërklat e kollës së një tjetër të infektuari, ka simptoma më të rënda në krahasim me dikë që është infektuar thjesht duke prekur dorezën e infektuar të një dere.

Dhe kjo ndodh ngaqë rasti i infektimit nga doreza e derës i jep më shumë kohë sistemit tonë imunitar të përgatisë përgjigjen kundër infeksionit, përpara se ai të tronditet nga shpërfaqja e simptomave.

“Në përgjithësi me viruset e frymëmarrjes, rezultati i infeksionit – pavarësisht nëse sëmureni rëndë ose merrni vetëm një ftohje të lehtë – ndonjëherë mund të përcaktohet nga sa virus futet në trupin tuaj dhe nga mënyra e infektimit”, thotë profesoresha Wendy Barclay, një eksperte e sëmundjeve infektive në “Imperial College London”, që ka kryer një studim të posaçëm për këtë çështje.

“Ka të bëjë me madhësinë e “ushtrive” në secilën anë të betejës, një “ushtri” shumë e madhe e viruseve është e vështirë për “ushtrinë” e sistemit tonë imunitar ta luftojë”, thotë Barclay. Sipas saj, viruset i sëmurin njerëzit duke u shumëfishuar me shpejtësi sapo hyjnë brenda trupit tonë dhe duke u rritur në një numër kaq të madh sa trupi kërkon disa javë për t’i shkatërruar të gjithë. Ky proces është i pashmangshëm pasi dikush të ketë marrë infeksionin, por është e mundur që njerëzit së pari të sëmuren vetëm me një dozë të vogël të një virusi.

Në fakt, për koronavirusin e ri, duket se ka gjasë që një shumicë e madhe e pacientëve të sëmuren nën këtë rrethanë, çka u merr atyre një kohë jashtëzakonisht të gjatë përpara se të vërejnë se janë të sëmurë. Për shkak të kësaj, njerëzit duket se po përhapin Covid-19 më gjerësisht sesa po të kishin një sëmundje më serioze.

Dr.Michael Skinner, gjithashtu nga Imperial College, thotë se nëse dikush e nis infektimin e tij me një sasi masive të virusit, ai mund të mbingarkojë sistemin e vet imunitar. Virusi do të kishte një sulm të befasishëm në rrethana të tilla, shprehet ai, sepse do të ishte në gjendje të ndërtohej më shpejt përpara se trupi të kishte kohë për t’u kundërpërgjigjur.

“Duhet të jemi më të shqetësuar në lidhje me situatat kur dikush merr një dozë masive të virusit (nuk kemi të dhëna se sa të mëdha mund të jenë, por lëngjet trupore nga ata të infektuar me viruse të tjera mund të përmbajnë një milion dhe deri në një njëqind milion viruse për mililitër), veçanërisht përmes inhalacionit (thithjes me hundë). Gjithsesi, kjo do të ishte një ngjarje e rrallë dhe nuk ka gjasa që njerëzit jashtë stafit spitalor të ekspozohen ndaj sasive të tilla masive të virusit”, thotë Skinner.

Shkencëtarët nuk mendojnë se ngarkesa virale e njerëzve do të rritet nëse ata janë të ekspozuar ndaj më shumë personave të infektuar pasi ata të jenë infektuar që në krye të herës. Gjithashtu ata nuk besojnë se infektimi që pësojmë mund të jetë një shumatore e disa ekspozimeve të “vogla” ndaj personave apo sipërfaqeve të infektuara.

Këto rezultate vijnë në mbështetje edhe të një punimi tjetër shkencor të botuar në revistën mjekësore “The Lancet” këtë muaj, i cili sugjeronte se një ngarkesë e lartë virale ishte e lidhur me simptoma më të rënda. Studimi analizoi gjendjen e 76 pacientëve me koronavirus në Nanchang të Kinës. “Ngarkesa virale te rastet e rënda ishte rreth 60 herë më e lartë se ajo e rasteve të lehta, çka sugjeron që ngarkesa më të larta virale mund të shoqërohen me rezultate të rënda klinike”, thuhet në studimin e udhëhequr nga dr.Wei Zhang.

Të paktën 80 përqind e pacientëve me koronavirus besohet se kanë vetëm një sëmundje të butë të ngjashme me një ftohje, ndërsa disa mund të shfaqin probleme më të rënda të frymëmarrjes.

Të sëmurët më të rëndë përfundojnë në spital me pneumoni dhe në njësitë e kujdesit intensiv kanë një normë mbijetese rreth 50 përqind.

Dr.Wei dhe kolegët e tij shtuan se ngarkesa e lartë virale gjithashtu duket se rrit rrezikun e një sëmundjeje serioze në pacientët me SARS, një virus i ngjashëm që shkaktoi një shpërthim në vitin 2002.

Ata u shprehën se “ky konstatim sugjeron që ngarkesa virale e SARS-CoV-2 mund të jetë një shënues i dobishëm për vlerësimin e ashpërsisë së sëmundjes dhe prognozën për të”.

“Për të mos u infektuar me një ngarkesë më të madhe virale, gjëja më e mirë që njerëzit mund të bëjnë është të qëndrojnë larg nga të tjerët që janë ose mund të jenë të sëmurë”, shprehet dr.Wendy Barclay.

Ngarkesa virale do të ishte më e lartë nëse dikush kollitet drejtpërdrejt në fytyrën tuaj sesa po të ishte dy metra larg dhe virusi të shpërndahej në ajër.

Veshja e dorezave, larja e duarve dhe shmangia e prekjes së fytyrës gjithashtu mund të mbrojë njerëzit nga marrja e viruseve në vendet publike. Dhe, nëse dikush është duke jetuar me dikë të infektuar me koronavirus, duhet të përpiqet të shmangë kontaktin e ngushtë me të; të qëndrojë dy metra larg, nëse është e mundur. Kjo përfshin që të ndalojmë së përqafuari dhe puthuri me një të infektuar, të flemë në shtretër të veçantë dhe të sigurohemi që të pastrojmë rregullisht sipërfaqe të prekura shpesh të tilla si dorezat e dyerve.

Etiketa: COVID-19Simptomatinfektimiimuniteti

POSTIME TË NGJASHME

Shendetesi

Mjalti që ka efektin më të mirë se antibiotiu për kollën akute

2 orë më parë
Shendetesi

Zbulohen simptoma të reja të Covid 19: Gunga dhe ënjtje në gojë, skuqje dhe djegie e këmbëve ose duarve

3 orë më parë
Aktuale

Kur do ta kemi në Kosovë vaksinën anti Covid-19?

6 orë më parë
Shendetesi

​Këto janë simptomat e fshehta të kancerit në mushkëri

1 ditë më parë
Shendetesi

Nëse e pini kafen në këtë orë në mëngjes, mund ta keqësoni shëndetin tuaj

1 ditë më parë
Shendetesi

Ja çfarë ju ndodh nëse nuk i pastroni dhëmbët para se të flini në gjumë

2 ditë më parë
Postimi tjetër

Përveç mjekëve, ja kush do të marrë shtesë prej 300 euro në pagë

Rita Ora mbulon gjoksin veç me duar

Profesori italian: Na duhen edhe dy muaj që Evropa ta kalojë këtë pandemi

TË FUNDIT

8 të vdekur dhe 301 të infektuar me koronavirus

6 sekonda më parë

91-vjeçari nga Suhareka që ka lexuar qindra libra, pa asnjë ditë shkollë

8 minuta më parë

Babai i këngëtares shqiptare në gjendje të rëndë pasi infektohet me COVID-19

15 minuta më parë

Tara e ka shoferin më të mirë në botë

29 minuta më parë

Digjet një shtëpi në Prizren

54 minuta më parë

Ja si ta hiqni frikën e të voziturit

60 minuta më parë

MË TË LEXUARAT

Pse Prof.Dr. Shemsedin Dreshaj në “AAK”?

Për bukuroshen Agnesë, më e gjata dashuri një vit e gjysmë …

Ja si ta dalloni mishin nëse është i freskët dhe jo i vjetër

Kaplohet nga zjarri fabrika më e madhe në botë ku prodhohen vaksinat kundër Covid

Këto janë 6 arsyet pse femrat tradhtojnë

Përmbytje në disa zona të Kosovës

Rajoni i Prishtinës vazhdon të mbetët pa ujë

Blerona e tepron me ndryshimet sa në fytyrë e sa në trup

Shkëlzen Gashi tregon pse rezultati 58% për VV

Gjendet i vdekur politikani i njohur

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci