Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

SBAShK-u: Nëse nuk hasim në mirëkuptim për realizimin e kërkesave, s’i përjashtojmë grevat

nga Revista Kosovarja

Sipas saj, nëse kërkesat e punëtorëve të arsimit nuk realizohen, nuk përjashtohen veprimet sindikale e as grevat.

Mbi artikull

“SBAShK-u në konsultim me kryesinë, dhe kryetarët e sindikatave të niveleve komunale, ka vendosur se meqenëse nuk kemi të krijuara institucionet përgjegjëse, e në veçanti Ministrinë e Arsimit, aty ku mund t’i adresojmë kërkesat e punëtorëve të arsimit, se derisa të krijohen këto institucione, SBAShK-u është për takime, për dialog, dhe nëse me krijimin e qeverisë së re nuk hasim në mirëkuptim për realizim të kërkesave të punëtorëve të arsimit, nga çerdhet deri në universitet, natyrisht që nuk përjashtohen as veprimet sindikale, e as grevat”, u shpreh Shala në emisionin Klan Kosova.

Ndër të tjera, Shala thotë se uron që institucionet e Kosovës të formohen sa më shpejt, për arsye që të nis dialogu mes sindikatave me ministrinë përgjegjëse.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]