Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

SBAShK-u uron 7 Marsin: Pishtarë të dijes, urime dita e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe

nga Revista Kosovarja

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka uruar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, duke vlerësuar kontributin e mësimdhënësve ndër vite në arsimimin dhe edukimin e brezave.

Mbi artikull

Përmes një komunikate për media, SBAShK-u shkroi se kjo datë shënon përpjekjet e njerëzve të dijes për ta mbrojtur dhe zhvilluar arsimin shqip.

“Të nderuar pishtarë të dijes , kolege e kolegë gëzuar dhe urime 7 Marsi, kjo ditë e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe. Është kjo datë që shënon nismën e përpjekjeve sublime të njerëzve të dijes në mbrojtje të dritës nga errësira. Në këtë ditë lartësojmë kujtimin për mësuesit e parë të kombit dhe shprehim respektin meritor për punëtorët e arsimit shqip nëpër vite, dekada e shekuj ishin në shërbim të edukimit e arsimimit të brezave. Shprehim respektin e lartë dhe i përkulemi kujtimit për mësuesin e dëshmorin Shaban Jashari dhe për kolegët tanë që në vitet 90-ta mbrojtën arsimin dhe shkollën shqipe nga furtunat e pushtuesit”, thuhet në komunikatë, transmeton Klankosova.tv.

SBASHK theksoi po ashtu se do të vazhdojë përpjekjet për realizimin e kërkesave të mësimdhënësve dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit në vend.

Moneytizer Paragrafi 4

“Bashkë e në SBASHK do të vazhdojmë rrugëtimin me përpjekjet e vazhdueshme për realizimin e kërkesave tuaja dhe në shërbim të një arsimi edhe më cilësor. Urojmë që kjo datë e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe dhe kontributi i madh i pishtarëve të dijes nëpër vite e dekada në shërbim të kombit e atdheut të jetë shtytje shtesë për institucionet që të bëjnë angazhim konkretet në shërbim të arsimit dhe për realizimin e kërkesave tuaja legjitime”, thuhet në komunikatën e SBAShK-ut.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]