Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Seanca e 50-të përfundon pa rezultat, vazhdon bllokada institucionale

nga Revista Kosovarja

Edhe pas mbajtjes së seancës së 50-të konstituive, Kuvendi i Kosovës mbetet i paformuar.

Mbi artikull

Pavarësisht pritjeve dhe thirrjeve për zgjidhje, seanca përfundoi pa asnjë rezultat konkret, duke thelluar edhe më tej krizën institucionale që prej javësh ka paralizuar funksionimin e shtetit.

Dështimi i radhës ishte i pritshëm, pasi që në momentin e thirrjes së saj ishte e qartë se nuk kishte lëvizje në qëndrimet e palëve.

Deputetët e partive që deri dje ishin në opozitë qëndruan të vendosur në pozicionet e tyre, duke mos arritur marrëveshje për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Moneytizer Paragrafi 4

Që nga përfundimi i zgjedhjeve, janë bërë plot 50 tentativa për konstituimin e Kuvendit, por asnjëra prej tyre nuk ka sjellë zgjidhje.

Kjo bllokadë institucionale po zgjat më shumë se kurrë më parë, duke lënë qytetarët pa një përfaqësim funksional dhe pa institucione që marrin vendime në interes të vendit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]