Kryesia e Kuvendit do ta caktojë për sot mbajtjen e seancës për zgjedhjen e presidentes.
Ora 18:00 është koha kur deputetët pritet të votojnë për Vjosa Osmanin, president.
Po ashtu Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet në ora 14:30 me nënkryetarët dhe shefat e grupeve parlamentare në Kuvend.
Ende nuk dihet pika e rendit të ditës në këtë mbledhje. Por, besohet të diskutohet edhe rreth seancës.
Kujtojmë se në seancën e jashtëzakonshme të thirrur mbrëmë ka dështuar Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.