Me zë mund të themi se Leonora Jakupi është një nga gratë më të kompletuara shqiptare.
E menqur, e sjellshme e pozitive, e bukur, punëtore janë disa nga cilësitë që e karakterizojnë vajzën nga Drenica, shkruan “Kosovarja”.
Krijuesja e shumë hiteve, ajo që arriti të sjellë risi e senzacion në industrinë muzikore, dhe jo vetëm.
Leonora pëlqehet shumë jo vetëm për zërin, por edhe për paraqitjen e saj gjithmonë të qëlluara e me plot elegancë, prandaj edhe është idoll e frymëzim i shumë grave e vajzave shqiptare.
Së fundi ajo ka publikuar në rrjete sociale një fotografi, ku shfaqet e veshur me fustan të kuq elegant, e grimuar në perfeksion.
Kujtojmë se Leonora ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor. /Kosovarja/