Sara Hoxha së fundi ka publikuar një fotografi mjaft joshëse nga pishina, ku shihet trupi i saj në bikini.
Komentet pozitive dhe komplimentet ishin të shumta, pasi blogerja ka disa muaj prej se është bërë nënë për herë të parë dhe vëmendjen sigurisht e mori trupi i formësuar, shkruan “Kosovarja”.
Ndër komentet që mori më shumë vëmendje ishte ai i vjehrrës së saj, Xheraldina Vulës, e cila është shprehur disa herë se raportet me Sarën i ka shumë të mira dhe janë shumë të lumtur me të.
“E bukura, e mira” ka shkruar ajo në fotografinë e nuses.
E kush nuk do e donte një vjehërr të tillë?! /Kosovarja/