fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
Revista Kosovarja
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Sekretet që duhet të dini për përgatitjen e hallvës

nga Revista Kosovarja
3 javë më parë
në Gatojca
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Hallva është një nga ëmbëlsirat më tradicionale shqiptare, e cila përgatitet gjatë të premteve të mira.

Ajo gatuhet për t’i rikujtuar njerëzve sa e rëndësishme është të ndash shije dhe lumturi me të dashurit tuaj.

Prandaj edhe është e traditës që sa herë bëhet hallvë ta shpërndash atë tek komshinjtë apo të afërmit.

Këtu e keni recetën autentike të hallvës por me një përbërës sekret që i jep akoma më shumë shije.

Përbërësit
1 gotë uji me miell

Gjysmë gote uji me arra të shtypura lehtë

4-5 lugë gjelle me sheqer

Një gotë e gjysmë ujë të ngrohtë

1 lugë gjelle me gjalpë të freskët

Lëkurën e një portokalli

Përgatitja
Vendosni një tenxhere në zjarr dhe shtoni gjalpin, lëreni aty derisa të shkrihet.

Më pas hidhni miellin dhe skuqeni në temperaturë të ulët derisa ai të piqen dhe të marrë ngjyrë kafe të lehtë.

AgroWeb.org ju këshillon që ta përzieni miellin me një lugë druri gjatë gjithë kohës që ai të mos ngjitet.

Kjo do të parandalojë ngjitjen e miellit dhe shijen e hidhur të hallvës.

Shtoni sheqerin dhe vazhdoni ta përzieni derisa kokrrizat e tij të jenë shkrirë plotësisht.

Kur masa të jetë e njëtrajtshme shtoni ujin dhe përzëri përzjejeni masën e formuar.

Sasia e ujit duhet të përthithet plotësisht nga masa e brumit.

Hidhni arrat e shtypura dhe lëkurat e portokallit dhe përzjejini mirë sa të bashkohen plotësisht me hallvën.

E heqim nga zjarri dhe e lëmë me kapak të mbyllur për 15 minuta.

Më pas, mund të përdorim dy lugë në dhënien e formës karakteristike të hallvës, por edhe forma të tjera.

Në sipërfaqe e spërkasim me kanellë dhe vendosim nga një thelbi arre apo bajame sipër.

Kjo ëmbëlsirë fantastike mund të shërbehet në temperaturë ambienti ose e ftohtë.

Për një shije më të veçantë, uji mund të zëvendësohet me qumësht.

I gjithë procesi i përgatitjes së kësaj ëmbëlsire kërkon durim dhe përkushtim.


Etiketa: recetaHallva

POSTIME TË NGJASHME

Gatojca

Ëmbëlsirë me qumësht dhe vanilje

12 orë më parë
Gatojca

Majonezë me arra e bërë në shtëpi

20 orë më parë
Gatojca

Ja çfarë e bën të veçantë këtë recetë

2 ditë më parë
Gatojca

Receta për versionin e shpejtë të ëmbëlsirës së preferuar!

2 ditë më parë
Gatojca

Qebapë ose qoftere vegane

2 ditë më parë
Gatojca

Avokado i mbushur me Tuna

3 ditë më parë
Postimi tjetër

Qeni që gjeti mbi 150 eksplozivë dhe mina në Ukrainë

Kim Kardashian poston imazhe dorë për dore me Pete Davidson në premierën e “The Kardashians”

Clinton e sjell Prishtinën e Kosovën në Katedralen e Washingtonit, këto janë fjalët e tij

TË FUNDIT

Ekspertët: Ky pozicion gjumi mund t’ju plakë para kohe

4 orë më parë

A keni menduar ndonjëherë se pozicioni në të cilin flini gjatë natës mund të ndikojë në cilësinë e jetës tuaj?...

Pozicioni më i mirë i gjumit për të luftuar hipertensionin

5 orë më parë

Shumë prej nesh jetojnë me presion të lartë të gjakut – ku gjaku pompohet me shumë forcë kundër mureve të...

Pasi pa Donaldin dhe Borën bashkë në ndenjë, Antonela zbulon reagimin e Beatrix Ramosajt

5 orë më parë

Videoja e Donaldit me Borën në eventin e Valdrin Sahitit ka bërë xhiron e rrjetit tashmë prej dy ditësh, e...

Horoskopi ditor, e enjte 19 maj 2022

5 orë më parë

Dashi Flisni dhe me të tjerët. Nuk është momenti për të mbajtur sekrete ndaj partnerit/es. Mund ta lëndonit me këtë...

Vajza e Ilir Shaqirit, Emily, na prezanton me shokun e saj të jetës…

5 orë më parë

Emily Shaqiri ka pöstuar dy fötö në faqen e saj në Instagram që nuk kanë tërhequr vëmendjen vetëm sepse janë...

Kurti: Aleanca Rusi-Serbi, rrezik për konflikte në Ballkan

5 orë më parë

Kryeministri Albin Kurti gjatë adresimit në Këshillin e Atlantikut ka thënë se Kosova ka një marrëdhënie të veçantë me SHBA-në,...

MË TË LEXUARAT

Nuk do ta besoni çfarë dhurate luksoze i bëri Ermali bashkëshortes

Mburret Kurti: Vizita ime në SHBA është më e gjatë se e çdo kryeministri tjetër të Kosovës

Betarixa e Antonela: BET femna loçkë jemi a?

Peshk me qepë e hudhra të njoma

​Mësimdhënësit në grevë njëorëshe

Gruaja më e vjetër në botë : Pa këto dy gjëra nuk do të jetoja dot kaq gjatë

Gjiko dhe Majk zbulojnë datën e publikimit të duetit, sjellin një pjesë të klipit

Të kesh më shumë se dy fëmijë mund të ketë ndikim në aftësinë njohëse të prindërve

Fenomeni i TikTok- ut Semi Xhelili, emocionohet teksa flet për babin e rënë dëshmor

Fjolla Morina ka një këshillë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint