Edhe pse seksi djeg kalori, nuk mund të konsiderohet si ushtrim fizik efektiv, tregojnë disa studime.
Një sesion mesatar i seksit që zgjat rreth 25 minuta, përfshirë paralojën, djeg afërsisht 101 kalori te meshkujt dhe 69.1 kalori te femrat – dukshëm më pak se vrapimi për 30 minuta, që djeg mbi 200 kalori.
Për më tepër, një akt seksual pa paralojë zgjat mesatarisht vetëm gjashtë minuta, me një djegie prej rreth 3.5 kalorish në minutë – e barabartë me ecjen e lehtë.
Ekspertët thonë se ndonëse nuk është alternativë për stërvitje serioze, çdo aktivitet fizik, përfshirë seksin, është më i mirë se pasiviteti.