Në Kosovë në vitin 2021 ka gjithsejtë 12 ditë pushim, katër prej tyre janë këtë muaj.
I gjithë sektori privat do të punojë pa pushim.
Mirëpo e njëjta nuk vlen për institucionet të cilat kanë 12 ditë të ndara brenda vitit nga shteti që për ditë dhe festa të veçanta të pushojnë.
E vetëm gjatë muajit maj të gjithë punonjësit e sektorit publik do të pushojnë për katër ditë.
Në festat zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme më dy dhe tre maj do të ketë pushim në të gjitha institucionet.
Mirëpo dita e punëtorit e cila është më 1 maj do të zëvendësohet me të hënën.
Erblin Hoxha koordinator në Lëvizjen FOL thotë që në këtë mënyrë do të ketë vështirësi në kryerjen e punëve nga të gjithë zyrtarët.
Hoxha shton se një ligj i tillë duhet të ndryshohet sa më parë.
E sipas tij duhet të bëhet një diskutim më i thellë me grupet e interes për të vendosur se cilat ditë duhet të jenë pushim.
Ndërkohë edhe shumicës së qytetarëve iu duket e panevojshme ndërlidhja e tillë e pushimit.
Ditë tjera të cilat do të jenë pushim këtë muaj janë me 10 dhe 13 maj.