fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Sektori privat “i diskriminuar” nga ndihma e shtetit

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

“Nuk e ndiejmë që jemi shtetas të Republikës së Kosovës. Shteti po na diskriminon”, thotë Hysni Gashi, i punësuar në një kompani pastrimi në sektorin privat.

Gashi, sikurse të punësuarit tjerë në këtë sektor, nuk ka marrë ndihmën prej 50 eurosh, të ndarë nga Qeveria e Kosovës për muajin janar, me qëllim të, siç është thënë, përballimit më të lehtë të inflacionit.

Qeveria ka ndarë ndihma të ngjashme katër herë nga shtatori i vitit të kaluar, por vetëm për punonjësit e sektorit publik.

“Kjo është e padrejtë. Inflacioni na ka prekur edhe neve. Tatimin në pagë e paguajmë njëjtë si unë që punoj në sektorin privat, si ata që marrin pagë nga buxheti i shtetit”, thotë Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Kosova e ka mbyllur vitin 2022 me normë mesatare vjetore të inflacionit 11.6 për qind, krahasuar me 3.1 për qind sa ka qenë në vitin 2021.

Rritja e çmimeve ka nisur në fakt nga viti 2021, si pasojë e çrregullimeve në tregje që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, ndërsa ka vazhduar edhe gjatë vitit 2022, sidomos pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit.

Gashi thotë se në kompaninë ku punon tash e 16 vjet, paguhet rreth 300 euro në muaj dhe se nga kjo pagë varet gati e gjithë familja e tij 4-anëtarëshe.

“Nuk janë vetëm çmimet e rritura që nuk po i përballojmë, është edhe qiraja, uji, rryma. Po e kemi problem t’ia dalim. Kam pasur nevojë jo vetëm për 50 euro, por edhe për më shumë”, thotë ai.

Nga pakot mbështetëse të Qeverisë së Kosovës, punëtorët e sektorit privat me pagë mujore nën 1.000 euro kanë marrë në maj të vitit të kaluar nga 100 euro.

Paga mesatare në Kosovë, vitin e kaluar, ka qenë rreth 480 euro.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar në muajin dhjetor një raport për kushtet e jetesës në vitin 2020, në të cilin është konstatuar se 52 për qind e ekonomive familjare kanë pasur vështirësi në kryerjen e pagesave të nevojshme, ndërsa 57 për qind e ekonomive familjare nuk kanë mundur të mbulojnë me mjete vetanake një shpenzim të papritur prej 100 eurosh.

Për shkak të rritjes së inflacionit, këto shifra tani mund të jenë edhe më të larta.

Azemi: Inflacioni ka prekur më shumë sektorin privat
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, thotë se vendimi i Qeverisë për t’i ndihmuar vetëm të punësuarit në sektorin publik është i padrejtë.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se sindikata ka kërkuar vazhdimisht nga Qeveria që të ndihmohen edhe të punësuarit në sektorin privat, por se nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

“Inflacioni ka prekur më shumë të punësuarit në sektorin privat, pasi që pagat janë më të ulëta. Në sektorin privat, punëtorët vazhdojnë të paguhen me pagë minimale. Janë në situatë të vështirë e të diskriminuar nga shteti”, thotë Azemi.

Vlera e pagës minimale në Kosovë, që sillet nga 130 deri në 170 euro, nuk ka ndryshuar që nga viti 2011 dhe është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat.

Projektligji që do t’i hapte rrugë rritjes së saj është miratuar në lexim të parë në qershor të vitit të kaluar dhe, nga ajo kohë, nuk ka pasur ndonjë lëvizje tjetër.

Murati: Kompanitë t’i rrisin pagat për punëtorët
Në shtator të vitit të kaluar, kur Qeveria e Kosovës ka nisur të ndajë ndihma prej 50 eurosh për punëtorët në sektorin publik, ajo ka miratuar edhe një pako mbështetëse për bizneset që u rrisin pagat punëtorëve.

Qeveria ka thënë se do të subvenciononte 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorët – maksimumi 100 euro për tre muajt e parë.

Por, tash për tash, nuk ka të dhëna se sa punëtorë të sektorit privat mund të kenë përfituar nga kjo pako.

Ministri i Financave, Pumës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati, tha në një konferencë për media më 27 janar se punëtorëve në sektorin publik u është ofruar ndihmë, sepse punëdhënës e kanë shtetin.

Nisur nga kjo, sipas tij, edhe punëtorët në sektorin privat duhet të ndihmohen nga punëdhënësi.

“Kam bërë thirrje që punëdhënësit t’i rrisin pagat [e punëtorëve], sepse ka mundësi dhe ne do ta mbështesim këdo që rrit pagat”, tha Murati.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se në sektorin privat ka pasur lëvizje të pagave, sipas mundësive që kompanitë kanë pasur.

“Diku më shumë e diku më pak. Por, Qeveria është dashur ta ndihmojë edhe më shumë sektorin privat që të rriten pagat deri në normën e inflacionit”, ka thënë Rafuna.

Në Kosovë, punëdhënësi më i madh është sektori privat, me më shumë se 220 mijë të punësuar. Paga mesatare bruto në këtë sektor është rreth 380 euro.

Në sektorin publik janë të punësuar mbi 80 mijë persona, me pagë mesatare bruto rreth 620 euro.

Muajve të fundit, sektori privat është përballur vazhdimisht edhe me mungesa punëtorësh dhe shumë prej ankesave që kanë raportuar ata në Inspektoratin e Punës, kanë pasur të bëjnë me pagat e ulëta, me orar të stërzgjatur të punës, me mohim të pushimit vjetor e të tjera.


Etiketa: Sektori privatndihma e shtetit

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Vasfije Krasniqi-Goodman bën thirrje për të “Marshuar për Drejtësi” më 2 prill

2 orë më parë
Aktuale

Xhaka shënon gol midis Serbie

2 orë më parë
Aktuale

Kosova në epërsi në pjesën e parë në ndeshjen me Izraelin

3 orë më parë
Aktuale

Ramiz Kelmendi tregon shifrën fillestare të dëmit të sotëm, ajo arrinë rreth 35 milion euro

3 orë më parë
02.12.2022; Doha; Fussball Nationalmannschaft - FIFA Weltmeisterschaft Katar 2022 - Serbien - Schweiz;
Granit Xhaka (SUI) jubelt 
(Toto Marti/Blick/freshfocus)
Aktuale

Pamje kur Granit Xhaka arrin në Beograd

4 orë më parë
Aktuale

Kastrati shkon në xhami, i dhuron banesë jetimit që thërret ezanin, xhemati nuk i mban lotët e gëzimit…

4 orë më parë
Postimi tjetër

Doni një muaj të mbarë? Ja çfarë të bëni duke filluar nga sot!

Hidhet shorti, ja kur do të performojë këngëtarja Albina Kelmendi në Eurovision

Risotto me limon dhe bizele

TË FUNDIT

Zbulohet finalja e madhe e Big Brother VIP Albania

24 sekonda më parë

Sot, gjatë ditës në shtëpinë e famshme ka mbërritur zarfi i kuq që vëri banorët në panik. Por, në nisje...

Monika Lubonja: Nga Big Brother VIP jam akoma me pasoja

15 minuta më parë

Monika Lubonja së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Pitër Pan”, ku mes shumë gjërash ka folur...

Kështu e thërret bashkëshortin Shkurte Fejza

25 minuta më parë

Këngëtarja Shkurte Fejza, sot ka postuar një fotografi me bashkëshortin dhe djalin e saj Arbrin. Ata duket se e kanë...

Xhuli me Brunon nga varrezat e Jasharajve: I përjetshëm kujtimi për të rënët për liri

45 minuta më parë

Xhuli Nura në ditën e sotme (e shtunë) ka vizituar Skenderajn dhe si cak kishte disa pika. Bashkë me Brunon,...

Kiara në nominim, Luizi ‘ia vë syrin’ kësaj banore

55 minuta më parë

Luiz Ejlli, njëri nga banorët më të komentuar të Big Brother VIP Albania, sërish ka marr vëmendje. Këngëtari teksa e...

Xhuli dhe Rina Balaj pozojnë krah njëra-tjetrës

1 orë më parë

Pas daljes nga shtëpia e famshme, Xhuli po vazhdon të marrë vëmendje ndërsa është bërë aktive dhe në rrjetet sociale....

MË TË LEXUARAT

Arta Nitaj uron muajn e Ramazanit

Armaldo flet pas daljes: I lumtur që dola, ngelën duke më sharë

Shikimi i filmave dhe serialeve me partnerin e përmirëson marrëdhënien tuaj?

Andi dhe Gresa ndërmarrin udhëtimin e parë si çift

“Ti nuk je nënë në këtë shtëpi”, komenti që shkaktoi debat mes Kristit dhe Oltës

Kiara bën gati valixhet për sonte, Luizi qan…

Rama: Të shpresojmë që marrëveshja e dakorduar s’është një mashtrim tjetër ballkanik

Kallashi mbrëmë u pa në Ohër, kush e shoqëroi?

Ngjarjet e ditës, çfarë është planifikuar të ndodhë sot

Studimi: Prindërit që kanë djem, plaken më shpejt

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist