Çdo stinë ka bukurinë e saj, e kur është edhe ambienti i këndshëm mund ta paramendojmë kombinimin të cilin nuk duhet humbur edhe kësaj here.
Select Hill Resort në magjistralen Tiranë-Dajt është një ndër resortet përrallore ku do të kaloni çastet më të këndshme e që pikërisht për kėtë është lokacion që duhet vizituar patjetër.
Pamjet që shohim në rrjetet sociale tregojnë magjinë që vjeshta solli në këtë resort, e që shumë kujt i nevoitet një relaks në ambient të tillë, e pse jo pikërisht këtë vikend.
Natyra është shëruesi më i mirë i trupit dhe mendjes, e sigurisht se ajri i pastër nga malet e Dajtit do iu mbushë me energji pozitive duke lënë anash ngarkesat e javës që po lëmë pas.
Shije mesdhetare, SPA, dhoma me dizajne që sjellin paqe dhe harmoni në mendjen e çdo vizitori janë disa nga detajet që vlenë t’i përmendim, e për të gjithë ata që nuk duan ta ndërpresin rutinën e ushtrimeve, Select Hill Resort posedon palestrën me të gjitha mjetet e avansuara.
Fakti të cilin nuk duhet ta harrojmë është se edhe në këtė kohë pandemie e cila ka limiuar oraret, kuzhina në Select Hill është e hapur 24 orë e poashtu edhe SPA, duke plotësuar kështu kërkesat e gjithë klientëve.
Pamjet në vazhdim do iu bëjnë të rezervoni një vikend i cili sigurisht se do iu mbetet gjatë në kujtesë. /Kosovarja/