Selena Gomez postoi në TikTok ngjyrën e saj të re të flokëve, si ylber duke bërë një ndryshim drastik nga pamja e saj e zakonshme brune.
Krijuesja e hitit Wolves, 30 vjeçe, shpërndau një video nga një banjo publike, nën një tharëse duarsh duke stiluar modelin e ri të flokëve. “Duhet të bësh atë që duhet të bësh”, tha me shaka në mbishkrim ylli i njohur.
Gjatë kësaj periudhe ka qenë e zënë me promovimin e dokumentarit të saj Apple TV+, Selena Gomez: My Mind & Me. Ndërsa në emisionin e Jimmy Fallon, ajo zbuloi se muzika e saj e re do të jetë ndryshe nga këngët e tjera të saj të trishta.
“Jam mësuar të shkruaj këngë të trishta sepse jam e mirë në këtë, por jam gati të argëtohem”, tha Selena. “Dhe unë mendoj se njerëzit do ta pëlqejnë atë.” Ajo u shfaq në shfaqje e veshur me një fustan të zi për të promovuar filmin e saj dokumentar të titulluar Selena Gomez: My Mind & Me, i cili pasqyron jetën e saj me lupusin si dhe betejat e saj për shëndetin mendor.