fbpx

Selena Gomez e Benny Blanco po bëjnë planet për dasmën?

nga Revista Kosovarja

Selena Gomez shumë shpejt mund të veshë fustanin e nusërisë! Janë këto thashethemet që po qarkullojnë gjithandej që prej Gushtit të këtij viti, kur këngëtarja postoi një foto ku dorën e saj të majtë e kishte mbuluar me një emoji.

Kaq u desh që të përhapeshin lajmet se ajo dhe producenti Benny Blanco mund të jenë fejuar në fshehtësi. Sipas mediave të huaja, ka burime pranë çiftit që konfirmojnë se ata po bëjnë planet për dasmën.

“Selena e di mirë se çfarë do. Një ceremoni në natyrë, dy fustane dhe tryezat plot me ushqim të mirë”, thotë burimi.

Madje aludohet se për muzikën në dasmën e shumëpritur do kujdesen miqtë e tyre super të famshëm, nga Ed Sheeran, Katy Perry e deri te Rihanna.

Me gishtat e kryqëzuar, na mbetet veçse të presim kurorëzimin e kësaj dashurie. E veçanërisht Selena Gomez si nuse!


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]