Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Selena Gomez po “martohet”, shkëlqen në fustan nusërie

nga Revista Kosovarja

Selena Gomez është vajza më e ndjekur në Instagram që arrin 400 milionë ndjekës në Instagram, duke u shndërruar kësisoj në personazhin më të dashur në internet kohëve të fundit.

Mbi artikull

Duket se të gjithë duan të dinë në kohë reale çdo hap të saj, që nga planet e ardhshme me markën e produkteve kozmetike “Rare Beauty” e deri te marrëdhëniet e bujshme romantike.

Ajo habiti të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale pasi postoi një foto ku shfaqet me një fustan nusërie, buzë të kuqe, çizme Dr.Martens dhe një Coca Cola në dorë, shoqëruar me mbishkrimi: “Nuk kam ç’të shkruaj. Thjesht një ditë normale në punë.”

Moneytizer Paragrafi 4

 

Fustani i “martesës” ishte një fustan i denjë për princesha me qëndisje me dantellë, shtresa tyli, i shoqëruar me një vello e doreza të bardha sateni. Këto foto në fakt ishin pjesë e strategjisë së marketingut për sezonin e tretë të serialit të saj “Only Murders in the Building”.

Mbretëresha e Instagramit ka arritur dje 402 milionë ndjekës dhe ky numër vazhdon të rritet dita-ditës dhe për këtë duhet t’i jetë mirënjohëse mbështetjes që fansat i dhanë pas dramës me Hailey Bieber, bashkëshortes së këngëtarit kanadez, Justin Bieber.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]