Selim Pacolli e ka shfrytëzuar të premten e “xhumahë” për t’i reaguar Saranda Bogujevcit.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, dje në Kuvendin e Kosovës deklaroi publikisht se po pret një fëmijë nga një shtatzëni me fertilizim të asistuar. Ajo tha se “kam vendosur t’i besojë shkencës”.
Pacolli i AKR-së ka thënë në reagimin indirekt të tij se nuk lind asgjë pa lejen e Zotit.
“Nuk ka Zot tjetër pos Krijuesit të çdo gjëje, në dhe mes tokës e qiellit!Nuk lindë e as nuk vdes asgjë pa lejen e tij! Sot, është ditë e veçuar nga ditët e tjera të javës!
Qoftë i pranuar ky Namaz dhe lutjet tona, inshaAllah” shkruan Pacolli në Facebook./Indeksonline/