Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Rexhep Selimi ka thënë se në kryesi të Kuvendit kanë diskutuar në lidhje me atë se kryeministri Avdullah Hoti duhet të raportoj para deputetëve në lidhje me kornizën e qeverisë për dialogun me Serbinë.
Sipas tij Hoti duhet të ndihet borxhli ndaj Kuvendit, pasi që aty edhe duhet të raportoj.
“Deri në momentin kur po flasin Avdullah Hoti nuk e ka shprehur gatishmërinë as më të vogël për të raportuar, për çdo gjë tjetër, por jo në parlamentin e Kosovës, të cilit nuk i ndihet borxhli. Ai ndoshta nuk e ndie vetën borxhli ndaj Kuvendit por derisa na përfaqëson atje ai duhet ta raportoj në Kuvend”, tha Selimi.
Selimi ka thënë se do të fillojnë të mbledhin votat për një raportim të Hotit, para se ai të niset për në Washington, më 27 qershor.
“Një kryeministër ilegal dhe po e shpërfaq vetën të papërgjegjshme, prandaj ne ngritëm si çështje, e ftuam të vij në Kuvendin e Kosovës, të flas për atë çka ne nuk e dimë se çka do të flas me Serbinë. Prandaj deri më sot, ne do ta shfrytëzojmë ta kthejmë në Kuvend me dashje e pa dashje, zotëri Hotit, sepse kryeministër s’mund t’i them. Ne s’kemi nevojë t’i shkojmë në atë zyrë që është jo legjitime ”, tha Selimi.