Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Selmanaj ia mban sendviqin Hotit në një lokal të Prishtinës

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Avdullah Hoti, përmes një postimi në faqen zyrtare FB ka njoftuar se bashkë me një pjesë të kabinetit të tij, kanë vizituar një nga baret e Prishtinës, që sipas tij është shembull për respektimin e masave kundër koronavirusit.

Mbi artikull

Duke thënë se nga sot ka nisur edhe vala e dytë e pandemisë, kreu i Qeverisë thotë se gastronomia mbetet një një nga sektorët që kërkon më shumë vemendje.

Ndërsa, në një nga fotografitë e publikuara shihet zv/kryeminstri Driton Selmanaj, duke mbajtur në duar një sendviq, ushqim ky që e merr kryeministri në punë, për të cilin pati shumë komente.

Ky është postimi i Hotit:

Moneytizer Paragrafi 4

#gastroshembull

Sot e vizituam një prej bareve të Prishtinës, që është shembull i respektimit të masave kundër #COVID19. Nga sot, kemi filluar të goditemi edhe më shumë nga vala e dytë e pandemisë dhe gastronomia mbetet një prej sektorëve që kërkon shumë më shumë vëmendje, sidomos për shkak të ndikimit që ka në ekonominë e vendit.

Prandaj, ju bëjë thirrje të gjithë gastronomëve që t’i respektojnë në përpikmëri masat, sepse një mbyllje tjetër për gastronominë do të linte pasoja shumë të mëdha në ekonominë e vendit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]