fbpx

Selmanaj nervozohet me Matoshin: Oj zojë, je në parlament, parlament, parlament

nga Revista Kosovarja

Driton Selmanaj, deputet i LDK-së është nervozuar me ndërhyrjet e shpeshta dhe të vazhdueshme të deputetes së Vetëvendosjes, Adriana Matoshit gjatë fjalimit të tij.

Pas ndërhyrjeve të vazhdueshme, Selmanaj ka reaguar ashpër duke i thënë Matoshit se “jam i bindur që ti s’e di ku je”

“Po të lutem më, të lutem, a ta liroj vendin, fol, po s’jemi këtu “Profesor se jo mahi”, oj zojë. Eja, fol, mos, mos. D.m.th. unë këtë histeri s’po e kuptoj, mfal, zojë. Nëse je e vetëdijshme ku je, çfarë mandati ke, unë jam i bindur që ti nuk e di ku je. Je në parlament, në parlament, në parlament” – i tha Selmanaj, deputetes së VV-së.

Në lidhje me këto ndërhyrje të Matoshit, ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]