Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Selvija mban premtimin, lansohet kënga që Shpati s’arriti ta publikonte

nga Revista Kosovarja

Ashtu siç kishte paralajmëruar ditë më parë Selvija, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, tashmë është lansuar projekti i tij më i ri muzikor.

Mbi artikull

Kjo këngë vjen si pjesë e premtimit të saj për të sjellë në dritë krijimet që Shpati i la përgjysmë dhe nuk arriti t’i publikonte sa ishte gjallë.

“Nana” është publikuar zyrtarisht në kanalin YouTube.

Kënga ka prekur menjëherë zemrat e fansave, duke sjellë sërish zërin e artistit që u nda herët nga jeta.

Moneytizer Paragrafi 4

Ajo që e bën akoma më emocionues këtë lançim është videoklipi i realizuar. Përmes përdorimit të Inteligjencës Artificiale, është mundësuar një video ku Shpati shfaqet me krahë engjëlli pranë nënës së tij, duke krijuar një imazh mjaft prekës,

Ky projekt pritet të jetë vetëm një nga krijimet e shumta që Selvija ka planifikuar të ndajë me publikun, për të mbajtur gjallë trashëgiminë muzikore dhe kujtimin e artistit të dashur për publikun shqiptar.

Dëgjojeni të plotë në linkun më poshtë!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]