Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Selvije Jao përlot rrjetin para Ramazanit: “Tavolina jonë bosh pa Shpatin”

nga Revista Kosovarja

Ditën e nesërme nis muaji i shenjtë i Ramazanit, dhe dhimbja për mungesën e njerëzve të dashur bëhet edhe më e fortë.

Mbi artikull

Selvije Jao, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, ka bërë një dedikim rrëqethës për të

Përmes dy fotografive bardhë e zi, ku shfaqet e përqafuar me Shpatin, Selvija ka shprehur boshllëkun e madh që ndjen në prag të këtij muaji.

“Ramazani po vjen… një vend në tavolinën tonë do të jetë bosh, ashtu siç është jeta jonë pa Shpatin,” ka shkruar ajo mbi imazh, duke konfirmuar se dhimbja e humbjes mbetet e freskët.

Moneytizer Paragrafi 4

Përveç shprehjes së mallit, Selvija ka bërë edhe një kërkesë të veçantë për të gjithë besimtarët që do të agjërojnë.

“Në lutjet tuaja këtë muaj, ju lutem mos e harroni edhe Shpatin. Një lutje për shpirtin e tij. Allahu e mëshiroftë,” ka qenë mesazhi i saj prekës.

Në përmbyllje të postimit, ajo ka gjetur forcën për të uruar ndjekësit: “E juve Inshallah Allahu ua lehtësoftë dhe ua pranoftë këtë muaj të bekuar!”.