Semi Jaupaj ishte njëra ndër personazhet më të komentuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Prime-in e kaluar ajo doli nga shtëpia duke heçur dorë kështu përfundimisht nga çmimi i madh, shkruan “Kosovarja”.
Ndërkaq pasi Semi doli vërshuan me mijëra komente pozitive por edhe negative.
Këngëtarja ishte ajo që bëri të ditur se në valën e komenteve të shumta nga ato negativet dhe pozitivet, këto të fundit ishin ato që mbizutruan më shumë dhe për këtë arsye ajo publikisht falenderoi secilin për përkrahjen.
“Nuk gjej fjalet e duhura per te falenderuar secilin prej jush!
Secilin qe me ka mbeshtetur, perkrahur, dashur dhe dashur me pak.
Pasi dola nga shtepia BBV, hasa veshtiresi me nje realitet tjeter dhe u perballa me artikuj, hipoteza e postime te pakendshme.
Por peshorja anonte nga mesazhet e ngrohta, te dashura dhe mbi te gjitha frymezuese.
U ndjeva e lumtur dhe krenare per veten pasi duke kaluar nje sfide te madhe timen arrita modestisht te frymezoj e te ndihmoj shume njerez qe kishin hasur veshtiresi te tilla.
Jam krenare dhe e gezuar per aq sa arrita dhe lumturia e dashamiresia qe kam percjelle tek ju eshte me shume se sa çmimi i madh.” – Ka shkruar ajo përkrahë fotove. /Kosovarja/