Kohëve të fundit përveç përhapjes së koronavirusit, u përhap edhe një sëmundje ‘e re’ e cila më shumë po i sulmon fëmijët.
Ekspertët kanë zbuluar së më shumë po i godit fëmijët që janë më ngjyrë të Afrikës, se sa ata që janë të bardhë, shkruan “The Sun” transmeton “Revista Kosovarja”.
Gjysma e fëmijëve që ishin të infektuar, rreth 57% kishim trashëgimi afrikane ndërsa 29% evropianë.
Simptomat e këtij virusi kryesisht janë dhimbje barku, vjellje dhe diarre.
Kjo gjendje së pari u shpërhap në Mbretërinë e Bashkuar në muajin Prill e që nga atëherë ka pasur mjaftë rritje të këtij infektimi.
Mjekët dhe ekspertet e sëmundjeve infektive bëjnë apel tek të gjithë të kenë kujdes, për shkak se ende është fillimi dhe nuk kanë mundur të kuptojnë shkakun se si erdhi ky virus të përhapet kaq shpejt, apo ndoshta ka lidhje me COVID-19..
Në mes të muajit maji në Mbretërinë e Bashkuar, Profesori Russell Viner, presidenti i Kolegjit Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve, tha se 75 deri në 100 fëmijë ishin janë të infektuar në MB deri tani.
Në qoftë se ndiheni të shqetësuar se fëmija juaj ka disa nga këto simptoma atëherë është e rëndësishme të kërkoni këshilla mjekësore, sa më shpejt që të jetë e mundur.
Doktoresha Sarah Jarvis theksojë : “Nëse keni një fëmijë që nuk ndihet mirë me shëndet atëherë duhet të telefononi një ambulancë që e keni më afër sepse edhe fëmiu juaj do të jetë më i sigurt aty”.
Mos e rrezikoni shëndetin e juaj dhe të fëmijës tuaj, por veproni sa më shpejtë që të jetë e mundur./Kosovarja/