Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Senati i UP-së përjashton profesorin Bekim Bejta

nga Revista Kosovarja

Senati i Universitetit të Prishtinës ka vendosur për përjashtimin e profesorit Bekim Bejta nga procesi mësimor dhe nga të gjitha aktivitetet akademike në këtë universitet.

Mbi artikull

Lajmin e ka bërë me dije Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë. “Profesori i Fakultetit të Filologjisë, Bekim Bejta, është përjashtuar nga procesi mësimor dhe nga të gjitha aktivitetet akademike në Universitetin e Prishtinës.

Pas reagimit të Këshillit Studentor në Fakultetin e Filologjisë, lidhur me shkeljet e vazhdueshme disiplinore të denoncuara nga studentet, Senati largon përkohësisht nga puna profesorin Bekim Bejta ku sipas fakteve dhe denoncimeve ai pritet të përjashtohet përfundimisht së shpejti”.

“Menaxhmenti i Fakultetit të Filologjisë dhe Këshilli i Profesorëve, që kanë qenë indiferent ndaj shqetësimeve për gjuhen kërcënuese e deri në kanosje fizike te profesorit Bejta ndaj studenteve dhe personelit, tani kanë rastin e fundit për reflektim.

Moneytizer Paragrafi 4

Për këtë do të përkujdesen përfaqësuesit e studentëve në krye me Këshillin Studentor, si garanca më e madhe dhe korrekte. Universiteti nuk është institucion për rehabilitim dhe integrim, e as arenë e sporteve luftarake!”, është thënë në njoftimin e Këshillit Studentor të Fakultetit të Filologjisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]