Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Senatori Bob Dole: Jam këtu për çfarëdo ndihme, ju vetëm më telefononi

nga Revista Kosovarja

Njëri ndër përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës, Senatori Bob Dole, ka uruar Kosovën në 21 vjetorin e Ditës së Çlirimit.

Mbi artikull

Përmes një video-mesazhi, Dole ka thënë se është i lumtur që ishte pjesë e procesit të çlirimit të Kosovës. ”Përshëndetje për të gjithë miqtë e mi në Kosovë.

Jam i lumtur që isha pjesë e këtij procesi. U mundova të bëja gjithçka që është e mundur për këtë ditë, por ishte populli i shtetit tuaj të mrekullueshëm që e bëri këtë të mundur. Unë jam këtu për çfarëdo ndihme që mund t’u ofrojë dhe nëse mund të ofrojë asistencë ju vetëm më telefononi.

Ju falënderoj shumë, faleminderit për gjithçka që keni arritur.

Moneytizer Paragrafi 4

Zoti ju bekoftë të gjithëve!”.

Senatori Dole ishte ndër të parët i cili u përpoq me vendosmëri për të përcaktuar vija të kuqe të ndalimit të gjenocidit serb ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]