Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Serbët do ta paguajnë energjinë e shpenzuar nga paslufta

nga Revista Kosovarja

Shfrytëzuan rrjetin energjetik të Kosovës duke inkasuar miliona euro. Por ndërhyrjeve të Serbisë në sistemin e transmisionit të Kosovës duket se do tu vij fundi.

Mbi artikull

Krejt kjo pasi që një muaj më parë Kosova u pranua në sistemin ndërkombëtar e transmisionit të energjisë.

Por, pavarësisht kësaj në fund të muajit prill qeveria e Kosovës ndau 10 milionë euro për mbulimin e shpenzimeve të energjisë elektrike të qytetarëve serbë të veriut.

Sipas kryeshefit të KOSTT-it kjo gjë u bë për një arsye.

Moneytizer Paragrafi 4

Megjithatë ndarja e këtyre mjeteve nuk do ti shpëtoj serbët e veriut pa e paguar energjinë e shpenzuar ndërvite thotë kryeshefi i KOSTT-it, Ilir Shala.

Shala po ashtu ka folur edhe për përfitimet nga Linja e interkoneksionit prej 400 kilovatësh në mes të Shqipërisë dhe Kosovës e cila është inauguruar në qershor të vitit 2016 dhe ka shtrirje prej 241.1 kilometrash.

Kosova, më 21 prill arriti marrëveshje me Rrjetin Evropian të Transmetuesve të Energjisë, gjë që nënkupton se është pavarësuar nga Serbia në aspektin e energjisë elektrike./T7

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]