Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Serbia arreston dy shqiptarë në Merdar

nga Revista Kosovarja

Policia kufitare e Serbisë ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë në pikën kufitare në Merdar.

Mbi artikull

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ata janë arrestuar pasi policia ua ka gjetur 30 kilogramë kokainë.

Të arrestuarit janë me inicialet S.L. (2002) dhe B.U. (2000). Të dy, siç deklarojnë ata, janë shtetas të Shqipërisë, transmeton Zeri.info.

Siç njoftoi MPB-ja e Serbisë, ata u arrestuan mbrëmë.

Moneytizer Paragrafi 4

Konkretisht, gjatë kontrollit të një furgoni “Mercedes” me targa shqiptare në këtë kalim. Të dy u ndaluan deri në 48 orë, pas së cilës do të çohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuplje së bashku me një kallëzim penal.

Ata dyshohen për veprat penale të “Prodhimit të paautorizuar” dhe “Shpërndarjes së drogave narkotike”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]