68
Pjesëtarët e BIA-s dhe MUP-it serb kanë arrestuar një shqiptar në Bujanoc, për siç thuhet, veprën penale “terrorizëm”.
Siç shkruan Tanjug, tek i dyshuari shqiptar janë gjetur një sasi e madhe armësh, 10 pushkë, një snajper me silenciator, një kilogram eksploziv si dhe një sasi e madhe municioni.
Më tej, mediat serbe pretendojnë se armët janë marrë përmes rrugëve ilegale dhe se qëllimi i të dyshuarit ishte transportimi i mëtutjeshëm i armëve për në Kosovë.