Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Serbia ka bllokuar të gjithë transportuesit e mallrave që vijnë nga Kosova!

nga Revista Kosovarja

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se autoritetet serbe kanë bllokuar transportuesit e mallrave nga Kosova.

Mbi artikull

Ai përmes një njoftimi në Twitter, e quajti këtë veprim të paprecedent.

Ministri deklaroi se kjo paraqet shkelje jonjerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridore të gjelbër të betejës me COVID-19.

“Veprim i paprecedent gjatë pandemive, autoritetet serbe kanë bllokuar të gjithë transportuesit e mallrave që vijnë nga Kosova. Kjo paraqet shkelje jonjerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridorë të gjelbër gjatë betejës me COVID-19, për të cilën gjë ishin marrë vesh të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Abdixhiku.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]