Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Seriali komik ku luan presidenti Zelensky po thyen rekorde: “Shitje të çmendura!”

nga Revista Kosovarja

Videot e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në industrinë e argëtimit u bënë virale gjatë fundjavës, ndërkohë që ka marrë vlerësime të mëdha nga njerëzit në mbarë botën për udhëheqjen e vendit mes sulmeve nga Rusia.

Mbi artikull

Para se të zgjidhej president, Zelenskyy pati një karrierë të frytshme si artist, duke luajtur në disa filma dhe seri televizive ukrainase, përfshirë komedinë popullore “Servant of the people” (“Shërbëtori i Popullit”), e cila përfundoi në 2019 – vitin kur filloi dhe fitoi zgjedhjet e tij presidenciale.

Ky serial ka arritur kulmin e interesit për një gamë të rrjeteve globale që kanë nisur të blejnë të drejtat e transmetimit të tij.

Moneytizer Paragrafi 4

Në atë kohë, filmi u bë hit në Ukrainë, ku u shfaq për tre sezone radhazi. Por tani që Zelensky u bë fytyra e kombit teksa u reziston sulmeve ruse, ky serial po arrin kulmin e suksesit.

Nicola Soderlund, partneri menaxhues i studios krijuese, ka zbuluar se shitjet janë rritur në mënyrë të shpejtë në ditët e fundit. Ai e ka cilësuar interesin për këtë serial si “të jashtëzakonshëm”.

“Është një serial mjaft i vjetër, por duke pasur parasysh rrethanat, është bërë shumë, shumë, shumë interesante për të gjithë”, ka thënë ai.