Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Serwer: Dorëzimi para huliganëve do të kishte pasoja katastrofike për Kosovën

nga Revista Kosovarja

Në një rubrikë të re në Al Jazeera kushtuar tensioneve në veri të Kosovës, profesori i njohur amerikan, Daniel Serwer, paralajmëroi se çdo relaksim i autoriteteve nga Prishtina do të kishte pasoja katastrofike për vendin, dhe u bëri thirrje politikanëve amerikanë që të rishqyrtojnë politikën e tyre në Ballkanin Perëndimor.

Mbi artikull

Duke përshkruar tensionet në veri të Kosovës, Serwer tha se “huliganët serbë po bllokojnë rrugët, po sulmojnë gazetarët, po qëllojnë kundër policisë dhe pjesëtarëve të KFOR-it”, por edhe se ata “nuk janë banditë të rastit”, por ata që “paguhen dhe e kontrollohen nga Beogradi”.

Ai thotë se qëllimi përfundimtar është minimi i dialogut me Prishtinën dhe ikja nga plani franko-gjerman.

“Sido që të jenë arsyetimet fillestare për këtë sjellje, efekti përfundimtar është minimi i dialogut me Prishtinën dhe parandalimi i shqyrtimit serioz të propozimit ende të papublikuar dhe për këtë arsye ende të paqartë franko-gjerman për “normalizim” të përkohshëm”, shkruan Serwer ndër të tjera.

Moneytizer Paragrafi 4

Në kërkesën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilën e mbron Beogradi, eksperti amerikan thotë se “çrregullimi ekzistues dëshmon pa dyshim se lëshimi për këtë çështje në kushtet aktuale do të ishte katastrofike për shtetin e Kosovës. “.

“Pushteti që tani është pas barrikadave do të bëhej pastaj pushteti që do të udhëhiqte institucionin që shteti i Kosovës e njohu dhe e pranoi. Do të ishte më se marrëzi ta bësh këtë, jo vetëm sepse ato autoritete janë kriminale dhe të lidhura me shërbimet sekrete serbe”, shtoi ai. /R

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]