Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka komentuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin.
Ai tha se i pëlqen qëndrimi i BÇK-së kur thotë se është institucion i pavarur.
Sipas tij, problemi këtu është se Kosova e përdor euron si valutë dhe dinari nuk është i ndaluar. Ai shtoi se njerëzit ende mund të përdorin dinarin, por se transaksionet duhet të kryhen vetëm me euro.
“Dhe të jem i sinqertë, e kuptoj atë vendim. Euro është valutë më e qëndrueshme se dinari. Askush nuk humb para përveç kur i këmben dhe, sinqerisht, përdorimi i dinarit në Kosovë është shkelje e sovranitetit të Kosovës. Unë mund ta kuptoj që “15 vjet pas pavarësisë banka konsideron se është koha e duhur për të zbatuar ligjin. Ky nuk është një problem i madh, por një çështje e vogël, e cila ka rëndësi simbolike për çështjen e sovranitetit”, tha ai për Kohën.
Ai ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja me sa duket nuk kanë kufi për atë që kërkojnë nga Kosova dhe as nuk kanë kufi në qasjen e pabalancuar që kanë ndaj dy vendeve.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja tashmë janë mësuar me këtë.
Ai shtoi se çdo gjë që vendos Kosova, SHBA-të dhe BE-ja e kundërshtojnë ose kërkojnë shtyrjen e këtij vendimi.
“Kjo është qartë një politikë e pabalancuar që nuk funksionon dhe është pjesërisht shkaku i bllokimit të dialogut. SHBA dhe BE duhet të tërhiqen dhe të lejojnë një shtet sovran të zbatojë ligjet e veta.