Sevim Sulejmani-Toska, e njohur si Sevi, është femër e sukseshme dhe që bënë punë të shkëlqyer në fushën e së bukurës. Salloni i saj “Sevi’s Beauty Lounge” ofron një mori shërbimesh ekskluzive.
Janë të shumta femrat që shkojnë në studion e saj në Cyrih, ku ajo bënë mbjelljen e qerpikëve me metoda nga më të ndryshmet dhe më të avancuarat.
Sevi thotë për “Kosovaren” se me mbjelljen e qerpikëve ka nisur që nga janari i vitit 2019 dhe se ka ndjekur shumë kurse e trajnime të vazhdueshme në për të perfeksionuar punën e saj. Këto kurse kishin të bënin me avancimin e saj në mbjelljen e qerpikëve, lashlifting, henna brows, bërjen e vetullave, makeup për nuse, etj.
“Jam shumë e fiksuar pas mbjelljes së qerpikëve, është diçka që e bëjë me shumë dëshirë dhe zemer dhe kam lloj-lloj teknikash me të cilat punoj. Tani punoj dhe me tekniken time të personalizuar që e kam quajtur “Sevi’s Look” dhe që po pëlqeheht mjaftë”.
Sevi ka linjën e saj të personalizuar të qerpikëve “Sevi’s beauty lounge lashes” dhe gjithashtu firmen e saj të lipgloss që është pëlqyer shumë e që quhet “Sevi’s Beauty lounge lip gloss”.
Kuptojmë se së fundi ajo ka përfunduar edhe workshopin për grim profesional tek make-up artistja e njohur Fatma Zatriq e sallonit të “Arabicsalonorient” në Prishtinë.
Sevim Sulejmani-Toska në sallonin e saj të njohur “Sevi’s Beauty Lounge”, që gjendet në Dietikon kanton të Zürich, mbanë edhe kurse per mbjelljen e qerpikëve, lashlifting, hennabrows dhe make-up profesional
Ndryshe, Sevim Sulejmani-Toska është me prejardhje nga Gostivari, por e lindur dhe e rritur në Linz të Austrisë ku edhe është shkolluar dhe trajnuar për profesionin e saj.
Ndërkohë, që nga vitit 2012 jeton në Cyrih. Sevi, siç e njohin klientet edhe ndjekeset në faqen e saj në Instagram, është profesioniste e dëshmuar, mirëpo edhe bashkëshorte e nënë e lumtur e një vajzave.