Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shaip Kamberi: Vuçiq po shtyp shqiptarët, s’mund të ketë “Open Balkan” pa Kosovën

nga Revista Kosovarja

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, që përfaqëson Luginën e Preshevës, ka folur sot nga Shkodra për atë që ai e quan “shtypja e shqiptarëve në Serbi nga regjimi i Presidentit Vuçiç dhe pozitën e vështirë të shqiptarëve atje.”

Mbi artikull

Kamberi ka komentuar dhe nismën e “Open Balkan”, për të cilën është shprehur se “nuk mund të vazhdojë, përsa kohë Kosova është e përjashtuar”.

Gjithashtu, deputeti ka deklaruar se “Vuçiç ka dy standarde ku nga njëra anë bën si paqësor i Ballkanit dhe bashkues, por nga ana tjetër përmend termin bota serbe duke përjashtuar gjithë të tjerët dhe ka lidhje të forta me Kinën e Rusinë, si dhe tenton shpopullimin e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës”.

“Vuçiç luan rolin e paqebërësit ballkanik duke tentuar të lidhë marrëveshje për të qenë lider i Ballkanin. Në anën tjetër përmes eksponentëve të tij ai nis projektin e botës serbe. Flet për një botë ku nuk do të përveç serbëve. Prandaj këto dy projekte ‘bota serbe” dhe ‘Ballkani i Hapur’ janë në kundërshtim me njëri-tjetrin,” theksoi ai. Sipas tij, duhet më shumë mbështetje nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës.

Moneytizer Paragrafi 4

“Nuk mund të ketë “Open Balkan”, përsa kohë shqiptarët në Serbi janë të shtypur. Nuk mund ta kritikoj këtë procedure, por s’mund të ketë përjashtime. Kam kritika edhe për administratën e Brukselit që po detyron Kosovën dhe Serbinë të firmosin disa marrëveshje që ndoshta nuk janë të duhurat”, ka thënë deputeti Kamberi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/