Shakira e pranon se është lënduar nga lidhja e ish-it të saj, Gerard Pique me Clara Chian.
Në bashkëpunimin e saj “TGQ” me Karol G, artistja prek sërish marrëdhënien e krijuar të ish-futbollistit me Martin.
Këngëtarja vazhdon duke pohuar se Pique dëshiron të rikthehen sërish bashkë, gjë që do të ishte një idiote për ta bërë një gjë të tillë, duke treguar më tej në tekst se jeta e saj tani po bëhet edhe më e mirë.
Shakira gjithashtu akuzon Gerardin se i ka pëlqyer një fotografi të saj.
Pas ndarjes së tyre, pati edhe disa detaje të tjera interesante përmes të cilave u tha se Pique dhe Chia kanë qenë bashkë, edhe kur ish-futbollisti ishte me Shakiran.
Në disa pamje që u zbuluan nga tabloidet ndërkombëtare, u pa se Clara ka qenë në shtëpinë e tyre edhe më parë.