Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shakira shpërthen kundër Pique, shkak djali i tyre

nga Revista Kosovarja

Një përplasje e re ka ndodhur mes Shakirës dhe Pique dhe atë publikisht.

Mbi artikull

Këngëtarja ka reaguar ashpër pasi djali tyre Milan u bë protagonist në një nga transmetimet më të fundit të drejtpërdrejta të Pique.

Milani shoqëroi babanë e tij për të folur për Ligën e Mbretërve, ai ishte i natyrshëm dhe fitoi të gjithë shikuesit që ndoqën transmetimin e drejtpërdrejtë – madje edhe Pique u befasua se sa mirë fliste djali i tij.

Moneytizer Paragrafi 4

Mirëpo, kjo nuk i ka pëlqyer nënës së tij, Shakirës, ​​dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një letre të shpërndarë në media të ndryshme.

Këngëtarja kolumbiane shpërtheu kundër Piques për ekspozimin e djalit të saj në rrjetet sociale, transmeton Marca.

Këngëtarja nuk kishte dhënë paraprakisht pëlqimin dhe as nuk ishte konsultuar për pjesëmarrjen e djalit të saj Milanit në ritransmetimin e ngjarjes.

Për më tepër, Shakira nuk ishte e lumtur që disa tema u diskutuan para një fëmije 9-vjeçar.

Duket se Pique do të duhet ta zgjidhë këtë çështje me ish-in e tij dhe të pengojë që fëmijët e tij të shfaqen sërish në postimet e tij në rrjetet sociale.

Për momentin, Pique nuk ka bërë një deklaratë dhe mund të preferojë ta zgjidhë këtë çështje privatisht, pasi shumë media kanë përhapur lajmin për Milanin, me video ku ai shihet dhe ku flet edhe ai së bashku me Piquen.

Artisti kolumbian në anë tjetër nuk dëshiron që kjo të ndodhë përsëri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]