fbpx

Shakira tregon arsyen pse zëri i saj ka ndryshuar

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur ka folur hapur për të gjitha ndryshimet që i kanë sjellë shtatzënitë, jo vetëm në aspektin familjar apo personal, por edhe në atë profesional. Shakira, ishte e ftuar në emisionin “Hot Ones” në Youtube, teksa foli hapur se zëri i saj ka ndryshuar shumë pasi është bërë nënë.

“Vura re se pas shtatzënive zëri im u bë më i trashë dhe më i plotë,” tha ajo. Artistja kolumbiane është e mendimit se ndoshta të qarat e shumta, pasi është bërë nënë dhe i gjithë rrugëtimi i saj në rritjen e dy djemve kanë ndihmuar në ndryshimin e zërit. “E kam tepruar me të qarat e mia. Jam bërë shumë Shakira për ta thënë më troç,” vijoi ajo.

Mëmësia e ka prekur dhe në zgjedhjet e saj jetike, duke ndryshuar si grua, e duke marrë vendime më të pjekura!

Ylli i muzikës ka dy djem nga martesa me ish-partnerin, ish-futbollistin Gerard Pique, Milan, 11 vjeç dhe Sasha, 9 vjeçe.

Në një intervistë për revistën “Hello”, pak kohë më parë, këngëtarja foli për të gjithë ndryshimet që i solli mëmësia duke thënë se: “Kur ke fëmijë dhe kur ndjen dashurinë e tyre, ndihesh në paqe me botën,” teksa pranoi se mëmësia është një përvojë e mrekullueshme, që ndryshon jetën, por njëherësh edhe një nga gjërat më të vështira për t’u menaxhuar.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]