Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shalqi + mustardë, është kombinimi i ri viral në TikTok

nga Revista Kosovarja

Jo pak receta janë bërë virale në TikTok që prej fillimit të platformës, por ky i fundit, është një nga kombinimet më të çuditshme të ushqimeve që keni parë ndonjëherë. Ne e dimë mirë se sa shkon shalqiri me djath, por mustardë?! Me siguri s’e kishit menduar.

Mbi artikull

Ajo që është edhe më e çuditshme është se njerëzit po e aprovojnë. Shija rezulton të mos jetë aq keq sa pritet, përkundrazi.

Disa nga komentet e njerëzve ishin:

#1.“Urrej ta them këtë, por më pëlqeu disi.”

Moneytizer Paragrafi 4

#2.“Ishte çuditërisht e shijshme. Shalqiri dhe mustarda përputhen në një mënyrë që nuk e prisja.”

#3.“Gjatë verës, familja ime e përfshin shumë shalqirin në sallata të ndryshme – me rukola, qepë të kuqe, uthull etj, por as me mustardë nuk qenka keq.”

Një tjetër thotë:

“Hmm…nuk është se do blija shalqi dhe mustardë enkas për t’i ngrënë bashkë, por nëse janë aty mund t’i provoja ndonjëherë të dyja.”

Sigurisht, që mes atyre që e provuan, ka dhe nga ata që s’do e bëjnë “të njëjtin gabim dy herë”, por jo të gjithë mendojnë kështu.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]