Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

ShBA- ja dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

nga Revista Kosovarja

Armëpushimi mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit është vënë sërish në provë, pasi tensionet u intensifikuan pas një serie sulmesh me dronë dhe raketa në rajonin e Gjirit Persik.

Mbi artikull

Sipas BBC, forcat amerikane goditën dronë dhe sisteme radarësh iranianë, ndërsa Irani lëshoi raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein.

Ushtria amerikane njoftoi se sulmet erdhën si përgjigje ndaj katër dronëve iranianë të tipit “sulm njëkahësh”, të cilët u lëshuan drejt Ngushticës së Hormuzit.

Sipas zyrtarëve amerikanë, dronët përbënin një “kërcënim të menjëhershëm për trafikun detar në rajon”, ndërsa Komanda Qendrore e ShBA-së (CENTCOM) bëri të ditur se të gjithë dronët u rrëzuan para se të arrinin objektivat e tyre.

Moneytizer Paragrafi 4

Nga ana e tij, Teherani i konsideroi sulmet amerikane si një shkelje “flagrante” të marrëveshjes së armëpushimit mes dy vendeve, duke theksuar se veprimet e ShBA-së përbëjnë një ndërhyrje në sovranitetin iranian.

Ministria e Jashtme iraniane, përmes një njoftimi, deklaroi se goditjet ndaj instalimeve të radarëve në Sirik dhe në ishullin Qeshm janë një “sulm ndaj sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të Republikës Islamike të Iranit”.

Si përgjigje, Irani lëshoi raketa balistike ndaj dy bazave ajrore amerikane në Kuvajt, si dhe ndaj objekteve të Marinës Amerikane në Bahrein, raportoi agjencia iraniane IRIB.

Zyrtarët e CENTCOM njoftuan se nga shtatë raketat e lëshuara, gjashtë u interceptuan, ndërsa njëra nuk arriti të godasë objektivin e saj.

Ngjarjet e fundit rikthejnë tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit, që pas marrëveshjes së armëpushimit kanë mbajtur një paqe të brishtë në rajon, por duket se çdo incident i vogël mund të rrezikojë përshkallëzimin e konfliktit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]