Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

SHBA publikon dosje të reja të deklasifikuara mbi UFO-t

nga Revista Kosovarja

Të premten, Shtetet e Bashkuara publikuan një grup të ri dokumentesh të deklasifikuara mbi fenomenet anomale të paidentifikuara (UAP) – të njohura zakonisht si UFO – si pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për t’i bërë publike të dhënat historike.
“Departamenti i Luftës po publikon grupin e katërt të dokumenteve historike dhe të deklasifikuara mbi fenomenet anomale të paidentifikuara (UAP),” deklaroi zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell, duke shtuar se këto dokumente janë të disponueshme në faqen e internetit të departamentit, raporton Anadolu, transmeton klankosova.tv.

Mbi artikull

Ai tha se Pentagoni dhe agjencitë partnere po punojnë për publikime shtesë, me dokumente të tjera që do të bëhen publike në mënyrë të vazhdueshme.

Grupi i parë i dokumenteve u publikua më 8 maj, si pjesë e një nisme më të gjerë të administratës Trump për heqjen e klasifikimit sekret. Një grup i dytë pasoi më 22 maj, ndërsa i treti u publikua më 12 qershor.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]