Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

‘Shehezadja’ jep mesazh të fuqishëm për koronavirusin

nga Revista Kosovarja

Aktorja Berguzar Korel ka dhënë një mesazh të fuqishëm nëpërmjet rrjeteve sociale.

Mbi artikull

Ajo u ka bërë thirrje fansave të mos ankohen për qëndrimin në shtëpi, por të mendojnë për doktorët të cilët jetojnë me frikën mos ja ngjisin familjarëve të tyre virusin.

Aktorja shkruan se për doktorët shtëpia është kthyer në luks pasi ata punojnë papushim dhe kur shkojnë në shtëpi kanë frikë të përqafojnë të afërmit e tyre.

“Nuk ka pse të mërziteni në shtëpi. Mendoni për të gjithë stafin që punojnë në këto momente në spitale. Të gjithë kur shkojnë në mbrëmje në shtëpi kanë frikë se mos ia ngjisin njerëzve të tyre të dashur virusin. Shtëpia për të cilën ju mërziteni, për ata është luks. Mos mendoni vetëm për veten, por edhe për të tjerët”-ka shkruar Berguzar Korel. “Qëndroni në shtëpi! Mos dilni nga shtëpia”-shtoi ajo.

Moneytizer Paragrafi 4

Aktorja pak ditë më parë u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një djalë nga martesa me aktorin Halit Ergenç ose siç e njohim “Sulejmani i madhërishëm”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]