Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shën Nënë Tereza nderohet me meshë solemne në nëntëvjetorin e saj të shenjtërimit

nga Revista Kosovarja

Shën Nënë Tereza është nderuar sot me meshë solemne në 9 vjetorin e shenjtërimit të saj në katedralen e kryeqytetit.

Mbi artikull

Në tempullin fetar që mban emrin e saj u mblodhën besimtarë të shumtë dhe dashamirë të kauzës, ku u lexuan lutje nga vargjet e Biblës dhe u kënduan këngë në kor në lavdi të Shën Terezës.

Ipeshkvi Dodë Gjergji nderoi angazhimin e të Dërguarit të Posaçëm të Atit të Shenjtë në Kosovë, Luigj Bardhin.

“Në përvjetorin e shugurimit të kësaj kishe, kemi nderin të presim edhe të Dërguarin e Posaçëm të Atit të Shenjtë për Kosovën, Luigj Bardhi. Kemi dashur që të fillojmë misionin tuaj në Kosovë me ndërmjetësimin e Nënë Terezës, pajtores së kësaj Kishe dhe bijës së Popullit tonë dhe shpresojmë që ajo do të ju prijë mbarë në ditët e punës dhe të përfaqësimit të Atit të Shenjtë pranë nesh dhe pranë vendi tonë”, tha ai.

Moneytizer Paragrafi 4

Delegati Apostolik për Kosovën, Luigj Bardhi, ndau gëzimet e tij për pjesëmarrjen në këtë ceremoni, si dhe përcolli bekimin e Papa Leonit të Vatikanit.

Shën Nënë Tereza, emri i plotë i së cilës është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, u lind më 26 gusht 1910, në Shkup. Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, ndërsa më 19 tetor 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani./KP

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/