Nëse humbet nëpër internet duke parë bebusha të lezetshëm,sete fotografike me mama shtatëzëna dhe foto familjare krishtëlindjesh pranë pemës,mund të mendosh se kjo është gjëja që të mungon.
Por,duhet të dish mirë se çfarë do të thotë të rrisësh një fëmijë përtej asaj fotos shumë të bukur.
Këtu janë disa shenja që tregojnë se nuk jeni gati për fëmijë:
1-Jeni të fiksuara pas veshjeve të bebeve më shumë se bebet reale“Përpara se motra ime të vinte për vizitë, unë isha plotësisht e fiksuar tek disa balerina të vogla që i kisha blerë.
U deshën rreth dy orë që të kisha një fëmijë 3 në shtëpinë time për të kuptuar se asnjë këpucë, sado e lezetshme, nuk është justifikim i mjaftueshëm për të krijuar një qënie njerëzore.”
2-Keni dhe ju pëlqen të keni gjëra të bukuraMakina juaj kaq e çmuar dhe e pastër do të bëhet një kosh me plera me figura aksionesh të mbushura me kavanoza,karamele dhe atë enën nga kuzhina që keni kërkuar për rreth gjashtë muaj .
Rrobat tuaja do të mbajnë përgjithmonë plagët e betejës së vakteve të kaluara.
3-Ju e vlerësoni shumë kohën për veten tuaj
Kur jetoni me fëmijë e vetmja kohë që keni për veten është në dush.
Konsideroni atë një “ditë spa”(nëse je me fat të qëndrosh për 20minuta)Ndoshta kjo tingëllon disi egoiste, por a nuk është të jesh në gjendje të pranosh se nuk je gati për fëmijët mjaft vetëmohues?
4-Ju pëlqen gjithashtu të hani në paqe
Po, ju nuk jeni gati.
Kthehuni kur të mund të merrni pjatën tuaj në një restorant dhe të mos e prekni për 20 minuta sepse po përpiqeni të bindni një 3-vjeçar që bërtet të hajë copat e tij të picës.