Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shërohet Malisheva, në këtë komunë qe 5 ditë asnjë i infektuar

nga Revista Kosovarja

Që nga e mërkura e 15 prillit, nga Malisheva nuk është shënuar asnjë rast me koronavirus.

Mbi artikull

Komuna që për disa javë qëndronte në krye të listës me numrin më të madh të rasteve, tani duket që është çliruar pak nga COVID-19.

Sot është dita e pestë që Malisheva nuk ka regjistruar asnjë rast me koronavirus. Një person i infektuar nga fshati Banjë të mërkurën, është rasti i fundit i konfirmuar nga kjo komunë. Deri tani, nga Malisheva janë regjistruar 70 raste me koronavirus. Pas Ferizajt (90), Malisheva është komuna e dytë me më së shumti raste me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar 51 raste me koronavirus, që e çon në 561 numrin total të të infektuarve në Kosovë. Nga këto raste, 102 persona janë shëruar, ndërsa 12 kanë humbur jetën.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]