Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shfaqet Krishti në Kolumbi

nga Revista Kosovarja

Dhjetra banorë kolumbianë nga qyteti i Mangangue u mblodhën së bashku para një peme pasi pretenduan se figura e Krishtit ishte shfaqur aty në mënyrë misterioze.

Të gjithë banorët e emocionuar dhe të habitur harruan karantinën dhe masat kundër koronavirusit. Në fotot e publikuara ata shihen shumë pranë njëri-tjetrit dhe pa maska fytyre.

Imazhi i Jezusit që është vendosur shumë lart në pemë.

Të gjithë njerëzit filluan të luteshin dhe kërkonin që Toka të shërohet nga kjo e keqe dhe qyteti i tyre të jetë i mbrojtur.

Moneytizer Paragrafi 4

Një gazetar është shprehur se të gjithë njerëzit vraponin afër pemës me qirinj nëpër duar duke e shndërruar vendin në një peligrinazh.

Autoritetet lokale thuhet se janë të shqetësuar që në një periudhë të tillë ku pandemia e koronavirusit është një kërcënim për të gjithë, të mbahen peligrinazhe.

Peshkopi, i cili vazhdon të jetë i izoluar në shtëpinë e tij, nuk ka komentuar ende për incidentin e çuditshëm.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]